Raporti paraprak i OSBE-ODIHR: Marrëveshja e 18 majit ishte kyçe për procesin e zgjedhjeve

Raporti paraprak i OSBE-ODIHR: Marrëveshja e 18 majit ishte kyçe për procesin e zgjedhjeve

Misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it doli sot para mediave për të bërë publike rezultatet e para të vëzhgimit të procesit zgjedhor të ditës së djeshme. 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-­i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-­së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-­ja kanë vëzhguar dje procesin e zgjedhjeve.

Në raportin paraprak, vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it konstatuan se marrëveshja e 18 majit ishte kyçe për procesin e zgjedhjeve.

Megjithatë në raport vihet theksi te parregullsi si akuzat për blerjen e votës, presioni mbi votuesit apo ato për keqpërdorim të burimeve shtetërore.

“Gjatë ditës së zgjedhjeve në një numër të theksuar qendrash procedurat nuk u respektuan plotësisht. Pati intimidime nga aktivistë të partive politike, probleme me bojë dhe votime familjare. Zgjedhjet u zhvilluan në bazë të një besimi të ulët të qytetarëve.

Ndryshimet ligjore në vijim të marrëveshjes politike PS-PD kishin si qëllim të ndihmonin në promovimin falas të fushatës. Mungesa e konsultimeve publike sfidoi garancinë ligjore”, thuhet në raport.

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it vlerësuan në mënyrë të veçantë punën e KQZ-së dhe mediave.  

"Komisioni Qendor i Zgjedhjeve operoi në mënyrë transparente në lidhje me sfidat administrative dhe ligjore me të cilat u përball. Mediat siguruan mbulim të plotë dhe të gjerë, me analiza të fokusuara te 3 partitë kryesore”, konkluduan vëzhguesit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy