
Qytetit i Amsterdamit ka zgjedhur për kryetare, Femke Halsema, dhe është gruaja e parë në këtë post në gjithë historinë.
Edhe pse qytete të tjera të Holandës janë drejtuar nga gra, kryeqyteti asnjëherë nuk ishte udhëhequr nga gratë.
Nominimi i 52 vjeçares duhet të kalojë në qeveri dhe të nënshkruhet nga mbreti, gjëra këto që janë më shumë formalitete, raporton BBC.
“Për një kryeqytet që e sheh veten si të emancipuar, tolerant, përparimtar dhe të barabartë për të dy gjinitë, mungesa e një kryetareje po bëhet e turpshme”, thuhej në protestën e 45 grave më ndikim në Amsterdam, që edhe i hapën rrugë kësaj ngjarjeje.
Ajo u tërhoq nga politika në vitin 2011 dhe pason Eberhard van der Laan, i cili vdiq vitin e kaluar.
Emërimi i Femke Halsema nuk është mirëpritur në mënyrë universale. Kritikët thanë se ajo nuk kishte përvojë të përshtatshme administrative dhe 7,400 njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër saj.
Të mërkurën, deputetët që përfaqësonin tre të katërtat e parlamentit holandez propozuan legjislacionin e ri që synonte uljen e gazrave serë me 49% deri në vitin 2030 dhe 95% deri në vitin 2050.



