Andoni: Rama nuk reflekton për protestat, PS po shfaq elementë autokratikë

Andoni: Rama nuk reflekton për protestat, PS po shfaq elementë autokratikë

Analisti Ben Andoni, në një intervistë për MCN, komentoi zhvillimet e fundit politike, protestat dhe Asamblenë e Partisë Socialiste. 

Sipas tij, kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm për pakënaqësinë qytetare, por nuk po tregon vullnet për reflektim, ndërsa brenda PS-së mungon demokracia e brendshme. 

Andoni kritikoi gjithashtu mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste, duke theksuar se pushteti është përqendruar te kryeministri dhe se zërat kritikë nuk kanë fuqi reale për të sjellë ndryshim.

“Rama mund të ketë shumë probleme, por nuk mund të thuash që zoti Rama nuk e kupton dot situatën. E kupton situatën, sepse i duhet që të jetë ai kryeministër i Shqipërisë derisa të firmoset integrimi europian. 

Rama nuk llogarit asnjë forcë përballë tij. Por protesta nuk arriti që të ngrinte identitetin e një opozite. Nuk e ka dot ende identitetin ose frymën që njerëzit të shikojnë.

Shikoni, kjo quhet demokraci. Ajo që duhet të ndodhë është që këto zëra të jenë më institucionalë, këto zëra të dëgjohen. Statuti i partisë nuk funksionon fare te Partia Socialiste, ashtu si nuk funksionon edhe te Partia Demokratike. 

Po të funksiononte statuti, shefat e disa njësive do të thoshin: ‘Jo, stop! Deri këtu.’ Atëherë po. Në qoftë se do të kërkohej me statut që zoti Rama të votëbesohej, ne të gjithë e dimë që zoti Rama fiton prapë si kryetar i Partisë Socialiste. 

Por nuk të gjen gjë që të bësh një mbledhje, të votëbesohesh, të shikojmë dy-tri kandidatura përballë, që kjo parti të funksionojë më mirë. Prandaj edhe zoti Rama tha atë që ju përmendët pak më parë, që gjithçka e kanë me ju, nuk e kanë me mua, sepse e identifikon vetëm me veten.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy