Vijojnë kërkimet në hotelin e goditur nga orteku, gjenden 2 trupa, kërkime për 30 të tjerë

Vijojnë kërkimet në hotelin e goditur nga orteku, gjenden 2 trupa, kërkime për 30 të tjerë

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës në kërkim të personave që u zunë brenda një hoteli në Farindola, në Itali, për shkak të një orteku të nxitur nga tërmeti. Asnjë prej klientëve apo stafit të hotelit nuk është gjetur gjatë natës. Kërkimet kanë vijuar pavarësisht temperaturave të ulëta dhe kushteve të sigurisë shpesh të pamjaftueshme.

Ditën e djeshme nga rrënojat u nxorën dy trupa.

“Është e pabesueshme, shokuese. Nuk kam parë kurrë një gjë të tillë. Shpresat për të gjetur njeri të gjallë janë pak”, ka thënë një prej pjesëtarëve të ekipeve të shpëtimit.

“Kemi bërë gërmime, por deri tani përpara kemi pasur vetëm një mur bore dhe rrënojash”, thotë ai.

Rreth 30 veta dyshohet se kanë qenë në hotel në momentin kur ai u godit nga një masiv bore tri ditë më parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy