Ilir Kulla: Papa Françesku përfaqësonte dy urdhra fetarë që kanë qenë gjithmonë në konflikt të brendshëm me Vatikanin

Ilir Kulla: Papa Françesku përfaqësonte dy urdhra fetarë që kanë qenë gjithmonë në konflikt të brendshëm me Vatikanin

Gjatë një diskutimi në emisionin Zonë e Lirë në MCN TV, analisti Ilir Kulla solli në vëmendje rrugëtimin e Papa Françeskut në Selinë e Shenjtë.

Analisti tha se Papa Françesku erdhi si përfaqësuesi i dy urdhrave fetarë që për shekuj me radhë kanë pasur marrëdhënie të tensionuara me Selinë e Shenjtë – jezuitët dhe françeskanët.

 

Drupal Ad

Papa Françesku është përfaqësues i një urdhri fetar, i jezuitëve.

Në momentin kur erdhi si përfaqësues i një urdhri fetar, pra një urdhri që ishin jezuitët, në krye të Kishës, çfarë emri i vendosi vetes? I vuri emrin Françesk në kujtim të Shën Françeskut të Asisit që është gjithashtu një urdhër fetar që bashkë me jezuitët për 200 vite nuk është pranuar nga selia e shenjtë. Pra, Shën Françesku i Asisit përfaqësonte rrymën e atyre që thotë kisha është me të varfrit. Ky ishte një jezuit që i vendosi emrin vetes si përfaqësuesi i françeskanëve. Për herë të parë ne kaluam tek nga një njeri që s’kishte asnjë shans për të bërë Papë, erdhi dhe u vendos në krye të selisë së shenjtë dhe përfaqësonte dy rryma fetare, dy urdhra fetarë që kanë qenë gjithmonë në konflikt të brendshëm me Vatikanin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy