Zika: Bizneset nuk i kanë marrë masat, menduan se do gjenin punëtorë në vend

Zika: Bizneset nuk i kanë marrë masat, menduan se do gjenin punëtorë në vend

Kumrije Zika, eksperte punësimi dhe pedagoge deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se ka kërkesë të lartë nga personat që jetojnë në Indi, Siri Lanka dhe Nepal për të ardhur në Shqipëri.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Zika tha se duhet pasur parasysh nga cili vend vijnë këta punonjës në mënyrë që të inkorporohen në pozicionin e punës që do i përshtatet më shumë.

Zika tha gjithashtu se bizneset shqiptare nuk i kanë marrë masat për të plotësuar pozicionet e punës dhe se tani ndodhen të papërgatitur dhe kërkojnë punonjës të huaj.

Ka biznese që kanë potencialin dhe për t’i paguar shumë, por dhe për t’i sjellë, ka biznese që i kushton që t’i sjellin 3500 euro që është kosto e madhe. Biznesi i mesëm dhe i vogël e  ka të pamundur të sjellë një punëtor me këto kosto. Më mirë i bie t’i rrisë pagën një punëtori shqiptar. Kostoja e sjelljes së një punëtori në rrugë ligjore është 200 euro, por ka vonesa në viza. Zgjat 2-3 muaj, por ka raste kur pezullohet viza dhe duhet ta bësh dhe një herë procedurën duke lënë punëtorin, biznesin në pritje. Ka agjenci ndërmjetësuese që sjellin punëtorët.  Ka shumë kërkesa nga India, Siri Lanka dhe Nepali dhe për të ardhur në Shqipëri. Disa e duan pasi e shohin si rrugë për t’u larguar.

Cilësia varion, nga cili vend i Azisë që ne zgjedhim t’i marrim punonjësit. Punonjësit që vijnë nga Nepali janë të trajnuar në fushën e restoranteve. Po të zgjedhin Siri Lankën janë të mirë në bimët medicinale dhe në fushën e bujqësisë. Nëse zgjedhin punëtorë nga bujqësia do i rekrutojmë nga Siri Lanka. Të mos marrim indianë t’i vendosim në bujqësi.

Përpara se të zgjedhin të vijnë në Shqipëri është mirë t’i tregosh vendin e punës, fshatin që të mos krijojnë pritshmëri dhe më pas të zgjedhin të largohen.

Sot në Durrës po kërkohet staf. Pronarët më thonë ‘nëse ke të huaj m’i sill’, por ata nuk janë prezent, duhen 2 muaj të vijnë. Situata është keq. Sezoni ka filluar.  Nuk i kanë marrë masat pasi kanë menduar që do të gjejnë punëtorë shqiptarë. Nuk e kanë parashikuar që në dimër, siç fillojnë vendet e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy