"Ja kam bërë hallall”, reagimi i Ramës për ministrat e Bashës dhe një batut për Vangjush Dakon

"Ja kam bërë hallall”, reagimi i Ramës për ministrat e Bashës dhe një batut për Vangjush Dakon

Nga qyteti i Durrësit, në një takim të organizuar vetëm më pjesëmarrjen e grave, Kryeministri tha se pakti i dha me të vërtetë gjysmën e qeverisë opozitës, por nga ana tjetër, e bën të pamundur që PD të ankohet për rezultatin e zgjedhjeve, që sipas Ramës dihet sesi do të dalë.

“Kjo ishte kënaqësi e madhe sepse vettingu fitoi si rezultat i një marrëveshje që u bë për Shqipërinë. Kur më thonë lëshove shumë se morën shumë ministra, iu them se me ato që fitoi Shqipëria hallall ministrat deri më 25 qershor. I futa në qeveri që më 26 qershor të mos thonë prapë na i vodhët. Pra të pranojnë rezultatin”, tha Rama.

Në takim nuk kanë munguar batutat. Kryeministri është shprehur se nuk ka rrethim më të bukur sesa ky i sotmi.

“Nuk ka rrethim më të bukur, se rrethimi grave. Dhe aq më tepër në një rreth kaq të madh, ku ngado të kthehesh të mbesin sytë. Po i mbaj sytë poshtë”.-tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri ka bërë batutë edhe me gjatësinë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“E kam shumë të nevojshme ta them edhe për ata që e kanë tmerr ta dëgjojnë... Vangjushin!

Vangjushi i acaron ata se është i vogël, mirë ky i madhi po këtë të voglin pse nuk po e shkulim dot thonë ata?!

Duhet që në Durrës të arrijmë objektivin dhe me gjithë këto gra e me gjithë këtë rrezatim, ju duhet vetëm të shkoni e të flisni dhe gjysëm e punës do ta bëjë rrezatimi”, tha Rama duke buzëqeshur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy