Shtatë automjete bashkë me pasagjerët, kanë mbetur të bllokuara në aksin Pukë-Iballë, që në orët e para të mëngjesit.
Shkak është bërë trashësia e dëborës në akset rrugore, ndërsa bashkia Fushë Arrës, bën të ditur se aktualisht po punon me 2 mjete borëpastruese për hapjen e aksit dhe evakuimim e tyre.



