Avokati Franc Nuri, për përplasjen mes Presidentit Bajram Begaj me Gjykatën Kushtetuese pas pezullimit të dekretit për zgjedhjet në Tiranë, thotë se kreu i shtetit e ka futur vendin në një ngërç institucional.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se dekreti i Presidentit është antikushtetues dhe se me veprimet e tij, nuk po tregohet neutral.
Sipas tij, kreu i shtetit po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Presidenti është në një pozitë të vështirë institucionale dhe ligjore se me dekretin e ti, Begaj e ka futur vendin në një kolaps, një lëmsh institucional KQZ lidhur me procedurat e zgjedhjeve jo vetëm në Bashkinë Tiranë, por edhe pesë bashkitë e tjera, në këto bashki do ketë zgjedhje më 9 nëntor.
Ka patur një dekret të përbashkët për të gjashta bashkitë. Gjykata Kushtetuese ia hodhi poshtë dekretin Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve, dekret i bërë në mënyrë antikushtetuese ndoshta i këshilluar keq.
Po vazhdon me kokëfortësi duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesa absurde madje urdhëruese që të vazhdojë fuqia e dekretit dhe të mbahen zgjedhjet në 9 nëntor.
Presidenti nuk është mbi palët por merr anë dhe nuk është aspak neutral, tentohet të vihet nën presion Gjykata Kushtetuese, duke i treguar rrugën ligjore që duhet ndjekur për të përmbyllur këtë kaos.
Atij janë duke i thënë zgjidhe tani këtë problem që ke krijuar. Ligji dhe Kushtetuta parashikon që automatikisht të pezullohej shkarkimi i kryetarit të bashkisë.
Presidenti nuk kishte të drejtë të deklaronte zgjedhjet në Bashkinë Tiranë. Presidenti po bën gjithçka çfarë i kërkon mazhoranca socialiste.
Nuri shtoi se me dypunësimin e tij, nëse vërtetohet, Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Ai tha se Kushtetuta e parashikon se kreu i shtetit nuk duhet të ushtrojë asnjë detyrë apo funksion tjetër privat dhe aq më tepër të ketë marrë të ardhura nga një spital privat.
Presidenti duhet të dalë me deklaratë dhe të sqarojë situatën e tij, nëse dypunësimi është i vërtetë.
Është urgjente që Presidenti të sqarojë pozitën e tij dhe punësimin e familjarëve të tij.



