
Bamir Topi nuk ndan të njëjtim qëndrim me opozitën lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Topi tha se Basha po e përdor si alibi për humbjen akuzën për shkeljen e standardeve zgjedhore.
E konfirmoj, por nuk them që është masakër. Zoti Basha nuk mund të thotë që janë zgjedhjet më të këqija të 30 viteve. Më të këqijat janë ato të vitit 2001.



