Velipojë/ Tentuan të kultivonin bimë narkotike, arrestohet 55-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

Velipojë/ Tentuan të kultivonin bimë narkotike, arrestohet 55-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 55-vjeçar me iniciale F. B. si dhe ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin me iniciale Xh. B., si autorë të dyshuar të tentativave për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Luarzë dhe Reç.

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas. 

Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, Policia gjeti 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Njoftimi i policisë: Velipojë, Shkodër

Finalizohet një tjetër operacion policor antikanabis, i koduar “Njësia”.

Operacioni, në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike që në fazat e para përgatitore.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, falë përdorimit të dronëve u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për të kultivuar bimë narkotike.

Asgjësohen 2150 fidanë në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, konkretisht 1900 fidanë në territorin e fshatit Luarzë dhe 250 fidanë në territorin e fshatit Reç, anës lumit Buna.  

Vihet në pranga një 55-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 37-vjeçar, si autorë të dyshuar të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në këto fshatra.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit operacional për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që në fazat e para përgatitore, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Njësia”, gjatë të cilit, falë përdorimit të dronëve, u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas. 

Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, Policia gjeti 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Në vijim të operacionit, në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 55 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. B., 37 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit Xh. B., identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy