Njëzet persona vdiqën pasi një zjarr i madh përfshiu një shtëpi të moshuarish në Kemerovë, Siberi.
Lajmin e bënë të ditur shërbimet ruse të urgjencës.
“Në orën 05:25 ekipet e shpëtimit përfunduan pastrimin e rrënojave. Zjarri vrau 20 persona ”, thanë shërbimet e urgjencës në Telegram.
Komiteti Hetimor Rus, i ngarkuar me hetimet kryesore në vend, ka hapur një hetim nga ana e tij.



