"150 qytetarë u paraqiten me të vjella në spitalin e Kukësit", Gjici: Analizat tregojnë se s'ka pasur helmim nga uji, trillim i disa politikanëve (VIDEO)

"150 qytetarë u paraqiten me të vjella në spitalin e Kukësit", Gjici: Analizat tregojnë se s'ka pasur helmim nga uji, trillim i disa politikanëve (VIDEO)

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici tha ditën e sotme nëpërmjet një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se qytetarët që janë paraqitur në spital nuk janë helmuar nga uji dhe këtë gjë e vërtetojnë analizat nga ISHP.

Gjici tha se deklaratat për helmim kanë qenë një trillim i disa politikanëvë dhe shtoi se 100-150 qytetarë jo nga e njëjta zonë janë paraqitur në spital me të vjella dhe bark, por që pasi kanë bërë një serum janë larguar.

Në fakt është një gënjeshtër dhe trillim i disa politikanëve dhe disa mediave që e kanë interpretuar. Fjala helmim është e rëndë, tani që kanë ardhur analizat pasi duhet 48 orë flasim me përgjegjësi që uji është brenda standardeve që analizat i kanë nxjerrë instituti i higjienës.

Janë analizat, të dhënat nga instituti. Nuk kemi të bëjmë me ujë të pijshëm të helmuar, që është term i rëndë. Analizat janë normale, uji është brenda normave dhe i pastër. Uji i pijshëm në Kukës nuk ka asnjë problem, është dhënë nga laboratorët. Nuk mund të flitet për një çështje sensitive.

Janë paraqitur disa qytetarë me bark e të vjella, problemet nuk janë shkaktuar nga uji i pijshëm.

Jemi interesuar dhe aty ka raste sporadike të qytetarëve të ndryshëm. Sipas mjekëve kanë shfaqur këto shenja, kanë bërë serum e janë larguar. Po të jetë helmim i ujit do kishte 20 mijë qytetarë.

Ne s’po fshehim asgjë, jemi transparentë, jemi të vëmendshëm për çështjen e ujit të pijshëm.

Këta qytetarë nuk janë vetëm të një zonë. 100-150 qytetarë nga zona të ndryshme, është një virus stine ose vjen nga problematike të tjera po s’jam unë kompetenti. Unë flas me dokumentacion për ujin e pijshëm. Uji i pijshëm është brenda normave. Kjo tregon që ata që hapin panik për shkak të qëllimeve meskine politike e morën përgjigjen me anë të këtyre analizave. 

Unë kam qenë dje në spital dhe takova një qytetar dhe tha unë konsumoj ujë të blerë dhe kam pasur këtë shqetësimi. Nuk është uji problemi, mjekët do flasin. Mund të jetë virus i stinës, ose konsum i ushqimeve, por do flasim me analiza por e sigurtë që nuk është uji.

Gjici theksoi se dhe ambienti në Kukës është shumë i pastër ashtu sikurse uji është breda standardeve. Kryebashkuiaku tha se as me cisternat e qytetarëve nuk ka probleme, dhe sqaroi shkurtimisht dhe rastin e 5 familjeve në zonën e Shtishit duke thënë se as ata nuk kanë qasje me ujë të helmuar.

Ambienti në Kukës është i pastër, nuk ka probleme. Të gjithë strukturat kanë marrë, masat e veta dhe laboratorët janë në punë për të bërë analizat. Është e rëndë të thuash është helmuar uji i Kukësit. Nëse ata që flasin kanë lidhje me biznesin e ujit dhe duan ta shesin dhe dalin në media është problem tjetër. Po them, që interpretimi me dashje duke i vendosur një epitet helmim uji, qytetarët janë të ndjeshëm dhe do priren të besojnë se uji është iu  helmuar por nuk është e vërtetë.  

Kreu i PD së Kukësit thoshte që mbështesni ju PD Kukës dhe thoni që uji është i helmuar. Të gjithë ata që hapin panik për një çështje sensistive që thonë pa asnjë argument që uji i Kukësit është i helmuar.

Të thuash që uji është i helmuar dhe krijon panik. Nëse do vazhdojë të përhapin panik dhe të flasin për një helmim masiv është e papranueshme. Si mund të akuzosh kur analizat, ISHP që e ka për detyrë thotë që uji është brenda standardeve.

Të sqaroj një rast. Është një rast i izoluar. 5 familje në zonën e Shtishit, është një problem që  kanë pasur problemin me tubin e lagjes, është rast i izoluar, që ka pasur një problem tubi që është i ndryshkur. Difekte të tilla kemi shpesh, por është bërë analiza dhe e kësaj lagje të analizuar dhe drejtoria e ka ndërprerë ujin dhe e kemi analizuar . Dhe nuk ka problem me helmim. Uji i Kukësit, i gjithë territorit është brenda standadeve.

Nuk kemi probleme me cisternat, ato janë plastike, janë kontrolluar disa herë, kemi ujë të bollshëm dhe nuk do përdoret uji i ndenjur. Kemi ujë 6-12 orë. Nuk kemi probleme me ujin e pijshëm. Investimet po vazhdojnë në të gjitha strukturat, deri në fund të vitit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy