Një qytet i vogël me turistë. Është ky peizazhi që të ofrohet në zonën e Porto-Novës pak kilometër larg qytetit të Vlorës pranë fshatit Zvërnec.
Turistë që vijnë nga vende të ndryshme të Europës, disa prej të cilëve për herë të parë në këtë plazh apo edhe në Shqipëri.
Me familjen apo edhe me miqtë nga Gjermania, Holanda, Zvicra dhe vende të tjera kanë zgjedhur pikërisht këtë zonë shumë pranë detit për të kaluar disa ditë.
Moti është aleati i tyre ndërsa shumë prej tyre e cilësojnë një vend të mrekullueshëm për të kaluar pushimet. Kanë zgjedhur pikërisht muajin tetor për pushime, një periudhë ideale për ta, duke patur edhe pushimet nga puna.



