'Shikoni sa shumë jemi, lë të zgjojë zëri ynë Serbinë', mbi 100 mijë qytetarë protestojnë në Beograd

'Shikoni sa shumë jemi, lë të zgjojë zëri ynë Serbinë', mbi 100 mijë qytetarë protestojnë në Beograd

Mijëra qytetarë janë duke protestuar në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad ku 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024. 

Protesta ka nisur prej orës 16:00. Qytetarët iu përgjigjën thirrjes së studentëve të cilët kanë bllokuar universitetet.

Shikojeni sa shumë jemi këtu. Lë të zgjojë zëri ynë Serbinë”, tha një student para turmës, në sheshin Sllavija të Beogradit kur nisën të mbahen  fjalimet.

foto galeri

Raportohet se në Bulevardin “Mbreti Aleksandar”, afër Parlamentit të Serbisë, janë mbledhur dhjetëra mijëra njerëz. Mediat në Serbi raportojnë se kjo zonë është e mbyllur për trafik.

Ndërkaq, gjatë tërë ditës, por edhe nga mbrëmë, janë parë turma të mëdha njerëzish që përshkonin rrugët që çojnë në Beograd.

foto galeri

Në prag të protestës në Beograd, presidenti serb, Aleksandë Vuçiç ka vëzhguar nga afër punimet e një kantieri ndërtimi EXPO dhe ka thënë që është i bindur se “ do të ruhen paqja dhe stabiliteti”.

“Jam i bindur që sot do ta përballojmë gjithë presionin, sulmet dhe do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Dhe më pas do të fitojmë në të ardhmen”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram.

Njerëzit kanë ëndrra të ndryshme. Disa ëndërrojnë për të shkatërruar diçka apo dikë, disa ëndërrojnë të ndërtojnë. Besoj se shumica e shtetasve serbë duan të ndërtojnë një Serbi më të mirë dhe më të suksesshme”, ka thënë Vuçiç të shtunën.

foto galeri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy