Koronavirusi, Twitter i kërkon stafit të punojë nga shtëpia

Koronavirusi, Twitter i kërkon stafit të punojë nga shtëpia

Twitter ka lajmëruar punonjësit e kompanisë që të punojnë nga shtëpia me qëllim për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një postim të kompanisë në blogun zyrtar, gjiganti i mediave sociale tha se ishte një masë e detyrueshme që stafi në Hong Kong, Japoni dhe në Korenë e Jugut të punonin në distancë.

Kompania po ashtu tha se i “inkurajon fuqishëm” të 5,000 punëtorët e saj në të gjithë botën që të mos shkojnë në punë.

Kompania ndaloi edhe udhëtimet jothelbësore të biznesit.

“Qëllimi ynë është të ulim mundësinë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 te ne dhe bota përreth nesh”, tha udhëheqësja e burimeve njerëzore në Twitter, Jennifer Christie.

Njoftimi vjen derisa numri i personave të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 3,000, ndërsa sëmundja vazhdon të përhapet në Azi, SHBA, Evropë dhe Lindje të Mesme./BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy