“Do të marr hak për tim atë dhe amerikanët do ta shohin”, djali i Bin Ladenit i “bën benë” Perëndimit

“Do të marr hak për tim atë dhe amerikanët do ta shohin”, djali i Bin Ladenit i “bën benë” Perëndimit

Një prej djemve të Osama bin Ladenit është betuar për hakmarrje ndaj Perëndimit për vrasjen e babait të tij. Ai mendohet se do të bëhet lideri i ri i Al Qaeda-s, thotë një ish-agjent i FBI-së.

Ali Soufan, një prej ish-hetuesve që ka ndjekur aktivitetin e organizatës terroriste pas sulmeve të 11 shtatorit, ka ekzaminuar deokumentet e gjetura në vendstrehimin e Bin Ladenit në Pakistan, menjëherë pas vrasjes së tij nga forcat speciale amerikane në maj të vitit 2011.

“E konsideroj veten të farkëtuar në çelik. Rruga e xhihadit për hir të Allahut është ajo çka ne jetojmë”, thuhet në një letër që Hamza bin Laden i dërgonte të atit 7 vjet më parë.

Hamza mendohet të jetë tani rreth 28 vjeç. Letra është shkruar kur i ati ishte gjallë, por ai kishte vite pa e takuar.

“E kujtoj çdo vështrim tëndin, çdo buzëqeshje, çdo fjalë që më ke thënë”, thotë Hamza në letrën e tij drejtuar të atit.

Djali i të ashtuquajturit “kreu i terrorit” është shfaqur shpesh në videot e propagandës së Al Qaedas kur ishte fëmijë.

“Ai ishte nga ata fëmijët që tregojnë që herët aftësitë për të qenë lider. Ai është shafqur në video dhe postera të propagandës. Kjo do të thotë që është indoktrinuar që herët”, thotë ish-agjenti i FBI-së.

Në mesazhet audio të regjistruara dy vitet e fundit, Hamza bën thirrje për sulme terroriste ndaj Perëndimit.

“Popull amerikan, ne do të vijmë dhe ju do ta shihni me sytë tuaj. Ne do të hakmerremi për atë që ju i bëtë babait tim, Irakut dhe Afganistanit”, dëgjohet në mesazhe. / Independent / G.S. /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy