Franca ngrin 800 milionë euro asete të oligarkëve rusë

Franca ngrin 800 milionë euro asete të oligarkëve rusë

Franca ngrin asete me një vlerë totale prej 800 milionë eurosh për disa oligarkë rusë, në vazhdën e sanksioneve kundër Rusisë, për luftën në Ukrainë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, në përfundim të mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, pa dhënë detaje të mëtejshme se kujt i përkasin asetet.

Këto sanksione do të ndihen në Rusi, ku ekonomia po vuan. Rubla po shembet, bursa në Moskë, është kryesisht e mbyllur dhe banka qendrore ruse është goditur rëndë.

Të dielën, ministri i financave Bruno Le Maire tha në kanalin televiziv LCI se Franca deri më tani kishte ngrirë rreth 150 milionë euro në llogaritë bankare të qytetarëve privatë me institucionet financiare franceze dhe 539 milionë euro pasuri të paluajtshme në territorin francez, që korrespondon me rreth tridhjetë prona dhe apartamente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy