Nisja e punimeve të “Tunelit të Llogarasë”/ Rama: Projekti do të sjellë zhvillim ekonomik dhe turistik

Nisja e punimeve të “Tunelit të Llogarasë”/ Rama: Projekti do të sjellë zhvillim ekonomik dhe turistik

Ka nisur puna sot për ndërtimin e “Tunelit të Llogarasë”.

Të pranishëm për të parë nga afër nisjen e punës ishin dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Rama në fjalën e tij deklaroi se ky projekt ka qenë “në sirtar për tre dekada”. Sipas tij kjo ka qenë, “një nga kryefjalët e premtimeve të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë në fushata elektorale”.

 Sipas tij, tashmë, kjo vepër infrastrukturore është futur në rrugën e jetësimit në realitet dhe se do të shkurtojë kohë për lidhjen e zonës me rrugët e tjera të vendit.

“Kjo është një ditë e shënuar në ditën e punëve të mëdha publike, sepse sot nis të realizohet në terren një ëndërr që e ka shoqëruar përgjatë të gjitha dekadave këtë zonë. Projekti ka qenë në sirtarë për 3 dekada ka qenë një nga premtimet e të gjithë atyre që kanë kaluar në fushatë në këto anë dhe ndryshe nga të tjerët siç ka ndodhur edhe me vepra të tjera të mëdha, ne zotimin  e kemi futur në rrugën e jetësimit.   Ky tunel nuk na sjell vetëm më afër me jugun, por lidh të gjithë pjesën e padukshme të Labërisë, duke ofruar një infrastrukturë të re që krijon mundësi të reja për turizmin, zhvillimin e  zonave rurale dhe për ekonominë. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetër duke krijuar hap as hapi  një gjerdan në të tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshme të kohës dhe sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër ai i Orikumit dhe më pas me bypass e Vlorës që është drejt përfundimit me detaje e fundit për të qenë i hapur krejtësisht në sezonin e ardhshëm turistik, më pas në bypass e Fierit nëse shohim drejt veriut. Nëse shohim drejt jugut, segmenti që lidh Palasën me Dhërmiun duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshme të ofertës turistike, duke shkuar edhe më poshtë me atë të Kardhiq-Delvinës, që shkurton kohën e lëvizjes përgjatë gjithë këtij pellgu duke afruar Sarandën me Vlorën dhe ofron turizëm në zonë që deri dje ishte e paaksesushme dhe e panjohur”, tha Rama.

Nga ana e saj, ministrja Balluku deklaroi se ky projekt do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe në punësim.

Si Kryeministri ashtu dhe Ministrja e kanë cilësuar si një vepër madhore, e cila do të ngrejë në një nivel tjetër rrjetin infrastrukturor të Shqipërisë.

Balluku theksoi faktin se do të duhen 33 muaj për të përfunduar ndërtimin e “Tunelit të Llogarasë”.

Konsorciumi turk fitues i projekti, ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga Qafa e Llogarasë.

Po ashtu kjo vepër do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra. Tuneli i Llogarasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy