Në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, në zonën pas ish-hotel “Sheraton”, sipërfaqja që po bëhet gati për ndërtime të reja sa vjen e zgjerohet.
Një copë tjetër e asaj që konsiderohet si “mushkëria” e kryeqytetit është në hapat e parë të shndërrimit në një kantier ndërtimi.
Prej kohësh, në media është hedhur dyshimi se në këtë zonë do të ndërtohen 8 kulla të reja, të cilat do t’i marrin kryeqytetit edhe një pjesë tjetër të gjelbërimit.
Një foto e marrë sot nga droni tregon se në hapësirën ku dikur shtriheshin disa vila kanë nisur gërmimet në funksion të një projekti të ri.
Projekti për ndërtimin e 8 kullave dyshohet si arsyeja kryesore për të cilën Kastrati Group bleu ish-hotel “Sheratonin” dy vjet më parë.



