Një nga diamantet më të mëdhenj në botë të zbuluar ndonjëherë, një gur i ashpër 2.492 karatësh, është gjetur në Botsvana, njoftoi sot Lucara Diamond Corp., kompania kanadeze e minierave që zbuloi këtë perlë.
Diamanti u gjet në minierën Karowe, në veri-lindje të Botsvanës, rreth 430 kilometra nga kryeqyteti Gaborone.
Kompania nuk e bëri të ditur vlerën e diamantit dhe as nuk dha detaje për cilësinë e tij.
Për sa i përket karatëve, guri është një rival i denjë i diamantit më të madh të zbuluar ndonjëherë, Cullinan 3.016.75 karatësh, i zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905.
“Ne jemi të emocionuar me gjetjen e këtij diamanti të jashtëzakonshëm 2.492 karatësh”, tha administratori delegat dhe presidenti i Lucara, William Lamb.
Është një nga diamantet më të mëdha të përafërt të zbuluar ndonjëherë dhe u zbulua falë teknologjisë me rreze X të kompanisë Mega Diamond Recovery.



