Rama: Shqiptarët do japin në pranverë vendimin më të merituar historik për mbeturinat e një kohe që s’kthehet më kurrë

Rama: Shqiptarët do japin në pranverë vendimin më të merituar historik për mbeturinat e një kohe që s’kthehet më kurrë

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij në seancën parlamentare ku diskutohet projektbuxheti i vitit 2025, se opozita do të marrë ndëshkim historik në zgjedhjet e vitit që vjen.

Ai tha se Partia Socialiste ka një virtyt gjithnjë e më fortë, pasi dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ua kthen të tëra ashtu siç e meriton.

Buxheti i parë që miratuam në këtë sallë ishte pasqyra e një trashëgimie të errët. Ky buxhet i ri që do votojmë këtë fillim javë, është pasqyra e një dekade të ardhshme.

Rruga që kemi përpara është drejt destinacionit historik dhe për këtë destinacion historik, shqiptarët, mblidheni mendjen, keq dolët këtë herë, më keq do dilni herën tjetër.

Pranverën e ardhshme shqiptarët do të japin me verdiktin e tyre, rezultati më i miri historik për PS dhe vendimin më të merituar historik për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet më kurrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy