Eksperti i sigurisë, Faik Basha thotë se Policia Ushtarake është një strukturë brenda Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, e cila kryesisht ruan rendin ushtarak, pronat në përdorim të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes, merr pjesë në operacionet ushtarake humanitare dhe luftën kundër terrorizmit.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Policia Ushtarake është një polici brenda strukturave të Forcave të Armatosura dhe objekti i saj është brenda Forcave të Armatosura.
Lidhur me stërvitjen njëjavore të Policisë Ushtarake në bazën detare të Pashalimanit, Basha tha se janë stërvitje rutinë dhe të programuara.
Policia Ushtarake dhe repartet ushtarake tona kryejnë stërvitje rutinë të planifikuara që në fillim të vitit.
Në këtë situatë ku ndodhemi ku misioni i Policisë Ushtarake është dhe lufta kundër terrorizmit, niveli për të pasur akte terroriste në botë është shtuar, ndaj mund të ndryshojë vetëm mënyra dhe lloji i stërvitjes.
Policia Ushtarake nuk ndërhyn në qytet në asnjë rrethanë, vetëm kur cenohet rendi ushtarak.
Policia Ushtarake monitoron ushtrinë në vend-shërbime, por ligji për sigurinë ushtarake, nuk e lejon që të ndërhyjë kur cenohet rendi në qytet.
Stërvitja e Policisë Ushtarake, po kryhet nëse ka ndonjë kërcënim terrorist.
Është një sektor që vuan në pjesën e financimit, qoftë në pajisje, rroga, apo personel. Ka mbi 20% mungesë të stafit Policinë Ushtarake.
Ka kërkesa për t’u larguar si çdo strukturë tjetër në Shqipëri. Rrogat nuk i bëjnë këta ushtarakë të motivohen për kryerjen e misionit të tyre.
Në çdo repart që kemi të shtrirë Forcat e Armatosura, Policia Ushtarake ka një repart për kontrollin e hapësirës gjë që nuk rezultoi që nuk kishin bërë asgjë, hashashi i mbjellë 3 muaj në repart ushtarak, pavarësisht se përdoret për poligon nga Forcat e Armatosura por edhe për stërvitje nga Policia e Shtetit për qitje.
Përderisa ishte i aksesueshëm nga personat që mbollën, mund të ishte i kontrollueshëm dhe nga Forcat e Armatosura.
Basha shtoi se ne i kemi përdorur Forcat e Armatosura për të pastruar plazhin, kur plazhi mund të pastrohej fare mirë nga bashkitë.
Sipas tij, disa nga bazat me rëndësi strategjike për ushtrinë mund të mbaheshin dhe Forcat e Armatosura, mund t’i pastronin dhe mirëmbanin vendstrehimet për të qenë në gatishmëri në një kohë që mund të duheshin.
Është e rrezikshme të përdorësh fasadë në Ministrinë e Mbrojtjes, hip e zbrit nga dritaret, ndërkohë që tre fshatarë të mbjellin drogë, një shtet serioz duhet të kthejë sytë nga siguria dhe mbrojtja.
Janë godinat e reparteve ushtarake që janë prekur nga tërmeti dhe nuk është vënë dorë.



