
Moti me shi ka shtua edhe kasidentet ne Tiranë. Dy kasidente të ndryshme kanë ndodhur në kryeqytet pasditen e sotme.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Unazës së Madhe pranë Kopshtit Botanik në kryeqytet.
Siç shihet në foto, dy makina janë përplasur dhe njëra prej tyre është përmbyrsur.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa nga aksidenti për disa minuta ka pasur edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policia dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Ndërsa një aksident tjetë ka ndodhur tek rruga e Durrësit. Një taksi është përplasur nga një makinë.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga përplasja por vetëm është bllokuar rruga duke shkaktuar një traf të rënduar në atë zonë.




