Të paktën 14 persona kanë vdekur, pesë të tjerë janë zhdukur dhe dhjetëra kanë mbetur të plagosur pasi përmbytjet përfshinë Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë dhe shkaktuan dëme masive në shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë.
Dy persona kanë vdekur tashmë në Greqi, ndërsa një burrë, automjeti i të cilit u mor përpara nga një përrua, rezulton i zhdukur.
Zjarrfikësve iu desh të shpëtonin, dhjetëra njerëz të bllokuar në Volos, një qytet me 150 mijë banorë.
Stuhia ka përfshirë edhe rajonet Trikala , Karditsa dhe Phthiotide , në Greqinë qendrore, ku autoritetet kanë vendosur të evakuojnë paraprakisht disa lokalitete.
Në Turqi, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht zonën kufitare me Bullgarinë.
Shirat e rrëmbyeshëm që goditën dje bregun e Detit të Zi të Bullgarisë vranë të paktën tre persona dhe prekën mijëra turistë, thanë sot autoritetet. Një punëtor ndërtimi 61-vjeçar u mbyt dje ndërsa trupi i një burri tjetër u pa nga një dron sot dhe u gjet nga shërbimet e urgjencës, tha shefi i policisë rajonale Emil Pavlov.



