Komisioni Suprem i Dijetarëve të Arabisë Saudite, e ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi në dy kisha në veri të Arabisë ku mbetën të vrarë me dhjetëra qytetarë të pafajshëm. Në njoftimin e shpërndarë nga ta thuhet se “Shpërthimi që shënjestroi dy kisha në Egjipt është një akt kriminal i ndaluar në ligjin islam. Myslimanët kanë mendim unanim se akte të tilla cenojnë sigurinë, stabilitetin dhe jetën e njerëzve. Një besimtar që beson Zotin dhe Ditën e Gjykimit nuk kryen krime të tilla. Krime të ngjashme mund të kryhen vetëm nga persona me besim të devijuar”.
Burime zyrtare të ministrisë së jashtme të Arabisë Saudite dënojnë dy shpërthimet në kishat egjiptiane.
Burime pranë kësaj ministrie bënë me dije se këto akte terroriste bien ndesh me parimet fetare dhe vlerat morale e njerëzore. Njëkohësisht, burimet brenda ministrisë së jashtme shprehën ngushëllimin e tyre për familjet e viktimave, shoqëruar me lutje për të plagosurit.



