Pas takimit me ambasadorin Lu, Basha mbledh aleatët: Protesta në gjithë vendin, asnjë parti nuk regjistrohet në KQZ

Pas takimit me ambasadorin Lu, Basha mbledh aleatët: Protesta në gjithë vendin, asnjë parti nuk regjistrohet në KQZ

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me aleatët, në selinë e tij. Basha gjate nje takimi me aleatet Takimi i tij vjen menjëherë pas takimit që mbajti pak më parë me ambasadorin e Amerikës Donald LU.

Në mbledhje me Bashën janë të pranishëm, Shehi, Mediu, Duka, Madhi dhe Spahiu.  Situata politike në vend, bojkoti i opozitës dhe zbatimi i reformës në drejtësi, janë disa nga temat kryesore ku është fokusuar biseda.

Siaps asaj që aporton "Balkanweb" gjatë takimit është vendosur, që asnjë parti, as PD dhe as aleatët e saj, të mos regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe po kështu s’do të hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama.

Kështu, opozita është shprehur sërish e vendosur për krijimin e qeverisë teknike para zgjedhjeve parlamentare dhe thotë se edhe 6 parti opozitare që tashmë janë regjistruar në KQZ, do të dorëhiqen, për t’iu bashkuar kështu vendimit të partive opozitare, PD dhe aleatëve të saj.

Ndërkohë sipas koalicionit opozitar ne Shqiperi do te zgjidhen perfaqesues te spikatur per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

“Në tryezën e sotme Koalicioni Opozitar vendu vendos ngritja e Kuvendeve Qytetare Për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme anembanë Shqipërisë, me përfaqësues të spikatur të komunitetit dhe të gjithë grupeve të interesit, si pjesë e Lëvizjes Popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Me tej ne njoftim thuhet se vendimi per nje qeveri teknike eshte ai qe garanton zgjedhjet te lira dhe te pa manipuluara.

“Koalicioni Opozitar ritaheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Koalicioni Opozitar shpreh vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga krimi në pushtet dhe paratë e drogës, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve” thuhet ne njoftim. 

Prej 18 shkurtit opozita vijon protestën në çadrën e vendosur pranë godinës së Kryeministrisë, duke vënë theksin tek dy kërkesat kryesore të saj, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy