
Kjo javë pritet të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe me temperatura të larta, por pa arritur ekstremet e javës së parë të korrikut.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM), parashikimi javor i transmetuar nga meteorologia Anira Gjoni në “MCN Live”, tregon se temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 36°C të mërkurën.
Do të jetë një javë e nxehtë, por me vlera të qëndrueshme dhe të zakonshme për muajin korrik,” – tha Gjoni.
E martë
Bregdeti: Temperaturat minimale rreth 20°C, maksimale deri në 30°C
Zonat e ulëta: Min. 18°C / Max. 33°C
Zonat malore: Min. 16°C / Max. 29°C
E mërkurë dhe e enjte
Temperaturat do të rriten, duke arritur kulmin të mërkurën me 36°C, ndërsa të enjten parashikohet një lehtësi me deri në 35°C.
E premte
Temperaturat do të pësojnë rënie graduale deri në 31°C, për shkak të reshjeve të shiut që do të prekin zonat malore, veçanërisht në veri dhe lindje të vendit.
Meteorologia Gjoni shton se ndonëse temperaturat janë të larta, ato janë brenda normales për këtë periudhë të vitit, dhe nuk pritet një valë ekstreme si ajo e disa javëve më parë.



