Nuk është arritur asnjë vendim në lidhje me ngritjen e institucioneve të reja, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Eduard Halimi tha se palët kanë gjetur dakordësinë në disa prej pikave të diskutuara kryesisht në pjesën e luftës kundër korrupsionit. Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se nuk do të ketë konsensus jashtë rekomandimeve të Komisionit të Venecias.



