Humbja e të shoqit, Mira Duraj gjen ngushëllim te gatimi

Humbja e të shoqit, Mira Duraj gjen ngushëllim te gatimi

Amvisa Mira Duraj nga Tepelena rrëfen pasionin e saj për kuzhinën në emisionin “Zgjohu me MCN” dhe se si humbja e të shoqit e fokusoi më shumë te gatimi.

Gatimin e kam pasur shumë pasion që kur isha e vogël, kishim mamin që na mësonte gjithmonë, e shikoja të gatuante me aq dashuri dhe e pa mërzitur.

Gjithmonë thosha të jem shembull i asaj. Arsyeja që iu futa gatimit, kur kemi ardhur në Amerikë, ishte se im shoq kishte të atin dhe më thoshte se gjërat që ke bërë i ke bërë si hotel “Dajti”.

Im shoq e kishte qejf gatimin, donte pak dhe saktë. Kjo më shtyu që të përqendrohesha te gatimi.

Në vijim tregoi se është larguar nga Tepelna drejt SHBA në vitin 1992, pasi i shoqi kishte të atin në Amerikë.

U martova në vitin 1987, burri im kishte të atin në Amerikë. Kishte bërë dokumentet për bashkim familjar. Ne u detyruam të shkonim në Greqi.

Me tim shoq jemi dashuruar dhe arsyeja që ne u martuam, ishte koha e komunizmit, nuk mundej një vajzë me biografi të mirë të merrte një person me njollë në biografi.

Por sido që ishte ne u martuam, nuk pyetëm. E doja, më donte. Ikëm në Greqi, vjehrri na bëri dokumentet dhe ne në dhjetor 1992 shkuam në Amerikë.

Im shoq është ndarë nga jeta prej gjashtë vitesh, ishte diçka e befasishme për ne. Brenda tre muajve iu shfaq një sëmundje shumë e rëndë, kancer në mushkëri dhe nuk ia doli.

Ne ishim në Shqipëri në atë kohë, se vinim dy herë në vit në Shqipëri. Ishte një gjë e befasueshme për ne.

Ikja e tij nga jeta, si për mua dhe tre vajzat e mia ishte shumë e vështirë.

U mundova që ti jepja forcë vetes dhe amaneti i tij, ishte që unë të shihja vajzat dhe të vazhdoja biznesin që kishim.

Më tha, ti tani do jesh edhe nënë edhe babë për vajzat dhe mbesën time. Dhe do të bëhesh e fortë për ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy