Kryeministri Edi Rama nuk ka dalë këtë të diel në komunikimin javorë me qytetarët në facebook. Në një status në facebook Rama ka shkruar se ka vendosur të mos e bëj këtë javë pasi në këto 48 orë do të presë në çdo moment Lulzim Bashën për të dialoguar që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Këto orë sipas kryeministrit do të jenë vendimtare nëse PD do të kthehet në betejën demokratike apo do të jetë një kujtim i së kaluarës.



