
Gigi Bufon i dha lamtumirën klubit të Juventusit, por ende jo futbollit të luajtur pasi në drejtim ka mjaft oferta nga klube të mëdha europiane. Oferta e PSG-së është ajo që ka joshur portierin italian pasi klubi francez i ka ofruar një kontratë dyvjeçare dhe një pagesë prej 7 milionë eurosh në vit.



