​Trump iPhone, dhurata më e shtrenjtë për festat e fundvitit

​Trump iPhone, dhurata më e shtrenjtë për festat e fundvitit

Një smartfon që mban emrin e presidentit amerikan po bën “namin” në shitje për festat e fundvitit. Por nuk është për të gjithë. Dyqani Goldgenie gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në këtë dyqan shiten vetëm produkte luksoze, kryesisht të praruar me ari. Goldgenie shet smarftona, tableta, madje edhe laptopa sikur Macbook Pro me ari 24 karat.

Po ashtu, edhe Trump iPhone është i praruar me ari 24 karat dhe kushton 151 mijë dollarë. “Ka njerëz shumë të pasur në gjithë botën. Për këtë arsye ndonjëherë miqtë dhe familjet e tyre nuk dinë se çfarë t’u blejnë si dhuratë për festat e fundvitit, kështu që ndonjëherë është shumë e vështirë për ata që të vendosin se çfarë dhurate t’u blejnë ngase në realitet atyre nuk u mungon asgjë”, shpjegoi Frank Fernando, drejtor menaxhues i Goldgeniet, për CNN.

Gjithashtu, deri në këtë moment një përqindje shumë e vogël e kanë blerë Trump iPhone, sipas CNN, ku konsumatori i parë i këtij telefoni ishte një grua kineze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy