Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se situata me gripin në vend është e zakonshme, dhe jo emergjente. Ai këshilloi qytetarët që të mos shkojnë në urgjencë për situata të panevojshme, pasi rrezikojnë të marrin të tjera viruse që qarkullojnë në të tilla ambiente.
Nga ana tjetër ai tha se s’ka asgjë të keqe të punësohen më shumë mjekë dhe infermierë. Ai u shpreh se duhet reagim më i lartë, pasi Urgjenca e kryeqytetit nuk mund të funksionojë vetëm me dy mjekë.
Patjetër që epidemi është ajo, dhjetor, janar shkurt, është rritja klasike e numrit të sëmundjeve resipratore. Nuk është ndonjë situatë emergjente. Është te ajo e zakonshmja. Ka disa viruse të ndryshme që po qarkullojnë. Shumica dërrmuese e rasteve për 3-4 ditë kalon, me një temperature rreth 39. Në pak raste gripi ka mundësi të jap ndërlikime. Këto janë rastet ku duhet ajo konsulta me mjekët. Temperatura është shenjë e reagimit të sistemit imunitar ndaj virusit, e ngre me qëllim që t’i luftojë. Nga të dhënat historike që kemi, gjithmonë në janar ka qenë kulmi i epidemisë së gripit. Bie gjatë shkurtit dhe në mars thuajse s’ka situata. Ky është muaji më i vështirë”.
I pyetur nëse sistemi imunitar i njerëzve është më i dobët për shkak të Covid-19, Alimehmeti tha:
Jo detyrimisht është kështu. Patjetër ka ngritur sensibilizimin Covidi. Kemi të bëjmë me shumë fëmijë, ku ndjeshmëria dhe shqetësimi është më i madh. Këta e kalojnë mirë, pak janë rastet kur komplikohen. Edhe në sezonin 2019-2020, para se të hynte Covd-i kishim një situatë të ngjashme. Ka një sens që e harrojmë neve, ka shumë mundësi që janarin që vjen do kemi një bisedë të ngjashme me këtë. Hyn te standardet e një sezoni klasik gripi. Në viroza antibiotikët nuk bëjnë sens. Antibiotiku nuk përdoren për gripin, vetëm kur ka ndërlikime, pasi ka ndodhur ekzaminimi nga mjeku. Mos të trembemi nga temperatura. Këshillat e gjyshes, klasike. Nëse përkeqësohet, patjetër vizita mjekësore s’ka asgjë të keqe. Por këshilla do ishte, jo shumë në urgjenca, në raste që s’ka nevojë. Sepse qarkullojnë shumë viruse, ti shkon me një dhe ke riskun të marrësh një tjetër. Këshillat mund të merren edhe me telefon, edhe te mjeku i familjes”.
Lidhur me situatën e Covid-19, Alimhemeti tha:
Situata me Covid është e qetë. Numrat janë të vegjël, dy, tre, maksimumi pesë. Kemi qarkullim të ulët të virusit sepse është krijuar imuniteti kolektiv. Edhe ata që po e marrin virusin për herë të dytë, të tretë, po e kalojnë lehtë”.
Alimehmeti tha se në momente të tilla fluksi duhen punësuar më shumë mjekë dhe infermierë.
Është me dy krahë, nga njëri krahë kemi një numër njerëzish, pacientësh, por nga krahu tjetër, në momentet e fluksit s’ka asgjë të keqe të punësohen më shumë mjekë dhe infermierë. Duhet një reagim më i lartë. Nuk mund të funksionojë një urgjencë e kryeqytetit vetëm me dy mjekë. Fillon nga institucionet e shëndetësisë, sepse ato i bëjnë kalkulimet, duhet të shkojnë dhe ta parandalojnë dhe t’i dalin përballë. Edhe njerëzit duhet të ngrenë zërit, të lobojnë, të shtohen shërbimet për ta”.



