Mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta

Komisioneri Hetimor i ngritur dje nga Kuvendi i Shqipërisë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, do të mblidhet sot për të nisur nga puna. Me votimin dje në Kuvend me 98 vota pro, ky Komision, i drejtuar nga deputeti socialist, Alket Hyseni, fillon sot punë.

Komisioni u ngrit dje dhe pjesë e Komisionit do të jenë edhe deputetët e opozitës parlamentare. Ata janë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çarçani, të tre deputetë që nuk morën asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Vete Presidenca e ka quajtur vendimin e Parlamentit per ngritjen e ketij komisioni, nje vendim nul i marre sipas saj nga nje parlament njepartiak dhe i paligjshem.

Komisioni Hetimor do të punojë për gati një muaj. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Fjala e fundit më pas, i përket Gjykatës Kushtetuese. Ajo vendos nëse presidenti ka bërë shkelje të rënda për heqjen e detyrës, apo mund të vazhdojë ta ushtrojë funksionin e tij deri në përfundim të mandatit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy