Putin “tregon muskujt”, teston sistemin e ri antiraketor për të mbrojtur Kremlinin (VIDEO)

Putin “tregon muskujt”, teston sistemin e ri antiraketor për të mbrojtur Kremlinin (VIDEO)

Ushtria ruse ka sfiduar perëndimin me testet e reja të sistemit anti-raketor me raketa që shpërthejnë në qiell gjatë një serie provash të suksseshme.

Në video që kremlini i transmetoi edhe live, si demostrim force, shihet se si një raketë tejet e fuqishme lansohet nga Sary-Shagan në Kazakistan.

"Ministria e Mbrojtjes testoi sistemin mbrojtës, të dizajnuar për të mbrojtur Kremlinin dhe Moskën nga sulmet e mundshme të armiqve", raportojnë mediat vendase.

Shefat e mbrojtjes thonë se testet në sistemin e mbrojtejes i projektuar për të mbrojtur Kremlinin dhe zonat kyçe të Moskës nga goditjet e armikut ishin një sukses.

Andrei Prikhodko, zëvendës komandant i forcave të hapësirës ajrore të Rusisë, ngarkuar me misionin e ndërtimit të sistemit mbrojtës antiraketor, ka deklaruar se raketa përveç që është e saktë, ajo mund të mbulojë një hapësirë të madhe nga sulmet e mundshme.

Kjo raketë ka një rreze rreth 62 milje, derisa mund të rrëzoj çfarëdo rakete që synon të futet në hapësirën ajrore ruse.

Moska mburret se sistemi i fundit i raketave është bërë tërësisht nga prodhuesit rus pa ndonjë "pjesë e huaja".

Testet u njoftua nga gazeta "Red Star" e cila është e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy