Meçollari për të dytën herë në SPAK, pyetet për bazën ushtarake të Shëngjinit

Meçollari për të dytën herë në SPAK, pyetet për bazën ushtarake të Shëngjinit

Ish- komandanti i Focave Detare Artur Meçollari është paraqitur sërish sot në SPAK.

MCN TV mëson se ai do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet  që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.

Meçollari paraqitet në SPAK në cilësinë e ish-funksionarit ushtarak, në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë në Shëngjin dhe Sarandë.

Kujtojmë që në SPAK është paraqitur më herët ministrja Olta Xhaçka, deputeti i PS Bardhyl Kollçaku dhe vetë Artur Meçollari.

Xhaçka dhe Kollçaku janë kallëzuar nga ish-gjenerali Meçollari në vitin 2021 për “shpërdorim detyre” dhe tjetërsim të pronave ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy