
Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e dendura të borës kryesisht në verilindje të vendit. Situata duket problematike në Kukës dhe Pukë, ku qarkullimi në disa akse është i detyrueshëm me zinxhirë. Ndërkohë që disa akse dhe zona të thella malore rezultojnë të bllokuara.



