Tarifat e çelikut dhe aluminit dhe telefonata “e tmerrshme” Trump-Macron

Tarifat e çelikut dhe aluminit dhe telefonata “e tmerrshme” Trump-Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, kanë pasur një bisedë të tensionuar telefonike, gjatë të cilës Macron e ka kritikuar shefin e Shtëpisë së Bardhë për politikat që po ndjek, raporton CNN.

Biseda është zhvilluar të enjten e kaluar, e njëjta ditë kur SHBA-të njoftuan vendosjen e tarifave për aluminin dhe çelikun që importohen nga Bashkimi Europian, Meksika dhe Kanadaja.

“Shkoi shumë keq. Ishte e tmerrshme”, i ka thënë një burim CNN-it në lidhje me bisedën.

“Macron mendoi se mund t’i thoshte atë që mendonte, duke u nisur nga marrëdhënia e tyre. Por Trump nuk duron dot ta kritikojnë”, ka shtuar burimi.

Ndërkohë, në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, telefonata Trump-Macron përshkruhet si një diskutim për tregtinë dhe emigracionin.

“Të dy liderët diskutuan mbi problemin e emigracionit nga Libia dhe mundësinë e zgjidhjes. Presidenti Trump theksoi nevojën për të ribalancuar tregtinë me Evropën", thuhet në deklaratë.

Macron dhe Trump u shfaqën shumë miqësorë në vizitën që presidenti francez zhvilloi disa javë më parë në Shtëpinë e Bardhë. Macron i ka thënë BBC-së se marrëdhënia e tij me Trump është “shumë direkte”, ndërsa njerëzit e afërt të tij thonë se ai e konsideron veten “zëri i Trump-it në Europë”.

Por katër ditë më parë, Pallati Elysée e komentoi vendimin e SHBA-ve për tarifat si jo të paligjshëm, por të gabuar në shumë këndvështrime. “Është i gabuar sepse prish balancat, duke shkaktuar fragmentarizim dhe nacionalizëm ekonomik”, thuhej në deklaratën zyrtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy