Kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj, raportin e fundit të INSTAT për rritjen e biznesit të bareve dhe restoranteve, e sheh si zhvillim sa pozitiv edhe negativ.
Duke folur për MCN Live, Jahaj tha se në vendet ku duhet të investohet është pro që të ketë rritje të numrit të bareve dhe restoranteve, por kur ka dyndje në çdo lagje të Tiranës, të bareve dhe restoranteve ku gjysma e tyre është bosh, kjo është një dramë sociale.
Sipas tij, duhet të ketë një përzgjedhje dhe një mundësi se si këto investime të bëhen sa më të pakta.
Në vijim tha se sot është arritur në një pikë që çdo person që ka pak lekë mënjanë biznesi i parë që i vjen ndërmend për të investuar, është një bar apo restorant.
Nëse i referohemi kësaj gjëje absolutisht që do kemi njerëz që në momentin e parë që i jepet mundësia të hapë diçka, do hapë një bar restorant.
Nëse nuk kanë njohuri shumë të mirë në 90% të rasteve do dështojnë dhe kjo do të krijojë një dramë sociale, ose do lërë një kredi të papaguar.
Secili duhet të marrë parasysh se edhe dikush që ka dështuar para tij ta pyes se pse ka dështuar.
Turizmi duhet vetërregulluar vetë dhe ne kemi turizëm që mund ta punojmë 12 muaj në vit.
Ne ende nuk kemi kuptuar se ku duhet të fillojë dhe mbarojë oferta jonë. Ne edhe punonjësit kur i marrim i ofrojmë me kontrata 6 ose 9 mujore.
Por mendoj se ka ardhur momenti që turizmi të piqet në Shqipëri dhe të ketë kontrata afatgjata, pa limit, me një vit kalendarik, se nuk bën më sens ky tre mujorshi.
Në maj të siguroj që të gjithë mund të shkojmë të bëjmë plazh, por a do jenë gati strukturat, këtë nuk e dimë.
Ne na duhen të paktën 20 mijë punonjës. Që sektori të punojë rehat duhen 30 mijë.
Çdo bar restorant i duhen që nga pastrues, menaxher, shefa kuzhine, të gjithëve iu duhen në çdo sektor.
Hajde të mblidhemi të diskutojmë dhe të gjejmë mundësinë se ku të gjejmë këta punonjës.
Se erdhi sezoni dhe ne nuk mund të qahemi më që nuk ka punonjës. As bankat nuk kanë më arkëtare, jo më bar restorantet.
Një nga zgjidhjet, sot nuk është vonë të kuptojmë që të afrojmë pagat me rajonin, me Greqinë, Italinë, Malin e Zi.
Pse duhet të jepet vetëm në sezon paga, kur ky person mund të marrë 1000 euro rrogë mujore konstante gjatë gjithë vitit.
Hajde ta bëjmë, do rriten dhe çmimet e bar restorantit, por të paktën do ofrojmë shërbim.
Sa më shpejt ne kuptojmë që këto rroga për të thotë këta njerëz të mos i lëmë të shkojmë në Greqi, Itali, ne po na merr kamarierët Mali i Zi, ndaj hajde ti marrim.
Nëse do ishte jashtë sezonit, kamarieri paguhet 40-50 mijë lekë të reja. Ndërkohë nëse i referohemi sezonit janë dyfish dyfish e gjysmë.
Pastaj thonë njerëzit u çmendën në sezon. Hajde tu bëjmë rrogë që të jetojnë në mënyrë normale, me dinjitet dhe pastaj ky person nuk ka pse të ikë në sezon.
Sot në qendër një banakier merr 600-800 euro rrogë. Një kamarier merr nga 45 mijë deri në 80 mijë se i llogarisin edhe bakshishin.
Por bakshishi është performanca e gjithë stafit jo vetëm e një personi.
Punonjësit e huaj na shohin si trampolinë, në momentin që i paguajmë strehimin dhe rrogën.
Në momentin që do ta shfrytëzosh dikë më shumë se sa ke rënë dakord, edhe ky person do mërzitet dhe ikë.
Ndonjëherë jo të gjitha fajet janë të të tjerëve, por edhe të vetë biznesit.
Ne jemi shumë racist dhe shpesh i fusim këta njerëz në vende ku nuk duket.
Ne kemi probleme ende me pjesën e shërbimit.
Ne nuk pranojmë njerëz me ngjyra të tjera që na shërbejnë dhe në shumicën e rasteve i punësojmë si pastrues apo ndihmës kuzhinier.



