Izraeli po bën gati ushtrinë të sulmojë qytetin Rafah, ndërsa një pjesë e trupave ka bërë tërheqje taktike nga Khan Yunis-i në Gazën jugore. Lajmin e konfirmoi vetë ministri i Mbrojtjes Joav Galant.
Izraeli do ta vazhdojë luftën derisa Hamasi të zhduket nga Gaza dhe të mos e kërcënojë më Izraelin. Forcat tona po tërhiqen dhe po përgatiten për misionet e tyre të ardhshme, ndër të cilët edhe ai në zonën e Rafah.
Mundësia e një armëpushimi ndërmjet palëve nga bisedimet në Kajro duket e largët. Izraeli kërkon lirimin e 130 pengjeve që mbahen nga Hamasi, ndërsa organizata islamike që drejton Gazën kërkon tërheqjen e ushtrisë nga enklava, dy qëndrime që nuk takohen. Ndërkohë, amerikanët kanë shtuar presionin për armëpushim. Presidenti Biden u ka kërkuar palëve që të arrijnë marrëveshje dhe të përmirësohen kushtet humanitare në enklavë.
Prej javësh, Izraeli është zotuar për një sulm tokësore në Rafah. Aty strehohen rreth 1.4 milionë palestinezë, më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës. Perspektiva e sulmit në këtë qytet ka ngritur alarm global, duke përfshirë edhe nga aleati kryesor i Izraelit, SHBA, e cila ka kërkuar të shohë një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët. Disa medie izraelite kanë kryetitull të vetin nëse duhet të zgjedhin mes goditjes së Rafahs dhe mbështetjes së Amerikës.



