Kulla: Libri po degradon, qeveria ka dalë nga binarët dhe fokusohet te idetë futuriste!

Kulla: Libri po degradon, qeveria ka dalë nga binarët dhe fokusohet te idetë futuriste!

Studiuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi librin e tij të  ri “Shqipëria një histori e mentalitetit juridik”, duke u shprehur se ai i mungonte lexuesit shqiptar. Kulla thotë se në libër tregohen marrëdhëniet juridike të shqiptarëve ndaj kombit, unitetit kombëtar, fesë, etj. Teksa u ndal te Panairi i Librit, Kulla tha se ndryshe nga vite më parë panairi i këtij viti është i zbehtë dhe pa shkëlqim. Ai tha se libri po degradon duke u shprehur se qeveria ka dalë nga binarët duke u fokusuar te idetë futuriste.

Unë guxova dhe solla një libër të tillë, që i mungonte lexuesit shqiptar. Objekti i këtij libri kush është do thoni ju? Kodi zakonor i shqiptarëve është shumë i rëndësishëm, ka shumë kanune…Kjo që kam sjell unë nuk është histori e kanunit dhe të drejtës zakonore, është një histori e mentalitetit juridik shqiptar në shekuj. Si një vërtetim nëpërmjet prurjeve të shumta që kanë ardhur gjatë kohës së tranzicionit, që kjo mendësi është përtej kodit zakonor dhe kanunit të Lek Dukagjinit, me një dimension të shumëfishtë. Jam përpjekur të tregoj qasjen që kanë shqiptarët, apo marrëdhëniet juridike që kanë pasur shqiptarët ndaj kombit, unitetit kombëtar, ndaj fesë, ndaj marrëdhënieve njerëzore, ekonomike, të huajve, etj. Etj. Duke shfrytëzuar prurjet që kanë ndodhur gjatë këtyre 30 vjetëve jam munduar të jap njëkconcept apo histori dhe të përgënjeshtroj ato debatet e rëndomta që thonë se shqiptarët janë një popull që kanë jetuar me ligje të egra. Nuk kam folur unë, kanë folur 400 autorë që kanë referenca, unë kam bërë paradigmën time. Është një libër ka edhe një vlerë, ka edhe një përfundim. E kam shkruajtur për njerëzit që duan të informohen në këtë drejtim”.

Kam 24-25 vjet që merrem me botime. Gjithmonë kam kërkuar më shumë, kam qenë kararsës në këtë drejtim. Këtë e kam bërë jo për veten time se kam një kontribut modest si botues, libri në Shqipëri s’është biznes. Fakti që u bë Panairi i 25-të tregon se ne po e mbajmë kulturën gjallë, ne botuesit. Është një panair pa shkëlqim dhe i zbehtë, në raport me panairet që bëheshin 20 vjet më parë. Kishte më shumë idealizëm dhe romantizëm. Po degradon libri, kam një vërejtje për qeverinë se ka dalë nga binarët, është fokusuar te idetë futuriste te kullat, aeroportet. Në radhë të parë duhet të ruajmë qenien, esencën tonë. Në raport me objektivin që kemi për integrimin në BE, cili është identiteti ynë kombëtar. Kam vërejtje edhe për shtypin dhe rrjetet sociale që duhet ta artikulojnë më shumë idenë e librit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy