Samiti, Rama: Shqiptarët mund të studiojnë nga këtu në universitetet e BE. 85 milionë euro mbështetje për energjinë

Samiti, Rama: Shqiptarët mund të studiojnë nga këtu në universitetet e BE. 85 milionë euro mbështetje për energjinë

Në mbyllje të samitit BE-Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama, deklaroi se është hera e parë kur BE del nga kufijtë e saj për të mbajtur një samit dhe kjo ndodh në Ballkanin Perëndimor.

Nga konferenca e përbashkët për mediar me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, Rama tha se është shenjë e jashtë zakonshme e një vetëdijesimi se sa nevojë ka Ballkani Perëndimor për BE-në, po aq ka dhe BE për Ballkanin Perëndimor.

Rama shtoi se e sheh rolin e Shqipërisë në rajon si një faktor i paqes, prosperitetet dhe bashkëpunimit dhe se shqiptarët janë populli me pro Bashkimit Europian në Europë.

Vijmë nga ferri i vërtetë i izolimit dhe i pamundësisë totale për tu lidhur me Europën, por kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo fe besimi tek Bashkimi Europian.

Ky është një takim është një hap, nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE-së por është një gur themeli që tregon jo vetëm nëpërmjet pranisë por edhe fakteve të tjera.

Nga ky samit vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm Universitetet tona do angazhohen me Erasmus Plus, por do përfshihen në aleancën për arsimin e lartë në Europë.

Dhe pasi të kenë përfunduar gjithë procedurat e nevojshme, fëmijët tanë mundë të studiojnë prej këtej në çdo universitet europian në mënyrë dixhitale dhe universitetet tona mund të lidhin aleanca.

Kjo deri më sot ishte e mundur vetëm po të ishim anëtarë të BE. Diskutuam për korsitë e gjelbra, me Italinë, Kroacinë dhe Greqinë, kjo është diçka me rëndësi për transportin.

Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe kemi marrë mbështetje në parim si nga Presidenti i KiE dhe Presidentja e KE, është për të punuar dhe pasur në Tiranë kampusin e kolegji të Europës në Bruzh.

Është një universitet me reputacion mjaft të lartë me kampusin e parë në Polono, tani është koha që këtë kampus ta ngremë edhe në Tiranë.

Jo më pak është marrëveshja për Roaming. Qytetarët tanë do kenë mundësi të kenë tarifa shumë më të ulëta dhe do të mundësojnë hyrjen në rrjetin europian.

Për energjinë kemi marrë nga BE përmes Komisionit mbështetje buxhetore për vitin në vijim, 85 milionë euro. Por në të njëjtën kohë ka një paketë tjetër për projekte.

Rajoni do të jetë i gjithi i përfshirë për të ndërtuar më shumë burime energjie dhe për tu distancuar më shumë nga burimi rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy