“Jaguari” i kandidatit për deputet të LSI në Durrës shpërtheu në flakë (FOTO)

“Jaguari” i kandidatit për deputet të LSI në Durrës shpërtheu në flakë (FOTO)

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të stacionit të trenit.

Mësohet se në momentin kur është përfshirë nga flakët, mjeti tip 'Jaguar" me targë AA 018 RA tip ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur edhe prania e qytetarëve në rrugë është e lartë.

Por policia ka zbuluar shkaku i zjarrit në makinën "Jaguar" të kandidatit për deputet të LSI-së në në Durrës, Skerdi Bello. Ky i fundit mësohet se ka punuar edhe në ALUIZNI-n e Durrësit.

Blutë e qytetit bregdetar bën me dije se flakët e zjarrit kanë qenë aksidentale. Vetë Bello ka deklaruar se sa kishte dalë nga një servil, kur ka kuptuar që mjeti po i nxehej e mori flakë në ecje e sipër.

Për të zbardhur më shumë detaje për shkaqet e zjarrit është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

DEKLARATA E POLICISË

Më datë 14.07.2017, rreth orës 15:10, në lagjen Nr.4, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip Jaguar, në pronësi të shtetasit S. B. Mjeti ka qenë në ecje dhe nga deklarimi paraprak i shoferit të automjetit, njëkohësisht edhe pronari , shtetasi S.B.

Rezulton se mjeti sapo ka dalë nga servisi dhe duke ecur ka konstatuar se i është nxehur motori dhe më pas ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit. Dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental. Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy