Presidenti rus Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet homologut të tij iranian, Ebrahim Raisi, pas sulmit terrorist të djeshëm në një faltore shiite në Shiraz, ku humbën jetën 15 persona.
Në telegramin e tij, siç raporton agjencia Ria Novosti, kreu i Kremlinit konfirmoi gatishmërinë e tij për të rritur bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.
Grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke lëshuar një deklaratë përmes agjencisë së tij të lajmeve Amaq, e cila tha se një nga anëtarët e saj kishte “shënjestruar grupet e jobesimtarëve sunitë brenda faltores me automatikun e tij, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra prej tyre.
Agjencia e lajmeve Nour, e cila është e lidhur me organin më të lartë të sigurisë së Iranit, tha se të dyshuarit ishin shtetas të huaj.



