
Për herë të parë në më shumë se 15 muaj, ishulli popullor i Tajlandës Phuket po lejon udhëtarët e vaksinuar ndërkombëtarë të hyjnë pa kufizime karantine.
Më 1 korrik, rreth orës 11 të mëngjesit, 25 pasagjerë mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Phuket me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Abu Dhabi.
Ishte i pari nga katër fluturimet që do të mbërrinin të enjten, duke transportuar rreth 400 turistë të vaksinuar nga Doha, Tel Aviv, Singapori dhe Abu Dhabi si pjesë e programit të ri "Phuket Sandbox".

Në një intervistë me CNN në prag të rihapjes, Ministri i Turizmit në Tajlandë Phiphat Ratchakitprakarn tha se ‘Phuket Sandbox’ ishte i nevojshëm për të rifilluar ekonominë e vendit, e cila është goditur rëndë nga pandemia Covid-19.
Në vitin 2019, ne kishim të ardhura nga turizmi vendas dhe ndërkombëtar me 3 trilion baht (93,7 miliardë dollarë) por në vitin 2020 ato u tkurrën në 800 miliard baht.
Nga kjo shifër, Phuket gjeneroi më shumë se 470 miliardë baht të ardhura, falë mbërritjes së 10 milionë turistëve, i dyti pas Bangkok.

Phiphat vlerëson se rreth 100,000 turistë ndërkombëtarë do të arrijnë në Phuket gjatë tre muajve të parë të rihapjes, duke gjeneruar të ardhura rreth 9 miliard baht.
Jashtë ishullit, vendi vazhdon të luftojë me valën e tij të tretë dhe më të keq Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Të enjten, Tajlanda raportoi një rekord të lartë 57 vdekje nga Covid-19 dhe 5,533 raste të reja, kryesisht në Bangkok.



