Presidenti amerikan, Donald Trump, është liruar nga akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit.
Në këtë mënyrë, Senati me shumicë republikanësh hodhi poshtë përpjekjen e Kongresit për ta shkarkuar nga detyra.
Lirimi nga akuza për shpërdorim të pushtetit u votua me 52 vota pro dhe 48 kundër, ndërsa ajo për pengimin e Kongresit me 53 vota pro dhe 47 kundër.
Në 18 dhjetor të vitit të kaluar, demokratët e akuzuan presidentin Trump se i ka bërë presion Ukrainës për të njollosur një rival të mundshëm të Shtëpisë së Bardhë.
Trump bëhet kështu presidenti i parë me një nismë shkarkimi që kandidon për një mandat të dytë.
Në votim ra në sy qëndrimi i Mitt Romney, i vetmi senator republikan që votoi pro fajësimit të Trump-it.
Nëse Senati do të gjykonte se Trump është përgjegjës për njërën nga akuzat, atëherë ai do të duhej t’i dorëzonte detyrën zëvendësit të tij, Mike Pence.



