
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme, Josep Borrell, do të vizitojë sot Shqipërinë.
Takimet e Borrell-it në Tiranë, përfshijnë atë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka si dhe takime me zyrtarë të tjerë dhe aktorë të shoqërisë civile.
Takimi i Borrell dhe Ramës do të pasohet nga një konferencë shtypi në orën 11:00 .
Gjithashtu ai do të takohet me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar nën ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.
Në qendër të vëmendjes së vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor janë dy aspekte kryesore.
I pari, lidhet me konfirmimin e mbështetjes dhe qëndrimit evropian për integrimin e rajonit, ku pritoritet ka hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut zyrtarisht.
Po ashtu, një qëndrim pati edhe për angazhimin e Ballkanit Perëndimor në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ku Serbia ka një qasje të ndryshme nga pjesa tjetër e gjashtëshes.
Vizitat e Borrell-it nisi më 13 mars me Shkupin.
Pas Shqipërisë, ai do të vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën.



