Viktima të torturave padisin Lukashenkon në Gjermani

Viktima të torturave padisin Lukashenkon në Gjermani

Katër avokatë gjermanw kanë paraqitur një padi pranë Prokurorisë së Përgjithshme të qytetit të Karlsruhe-s kundër presidentit bjellorus Lukashenko, për krime kundwr njerëzimit. Klientët e tyre janë dhjetë viktima torture nga Bjellorusia.

Avokatët nga Berlini shpjeguan për “Tagesspiegel”, që janë përzgjedhur nga dhjetë viktimat e torturave, që t’i përfaqësojnë për të gjitha paditë në Prokurorinë e Përgjithshme, për të gjithë torturat sistematike të shkaktuara nga shteti, që të hetohen nga juridiksioni gjerman. Sipas tyre ka më shumë se qindra raste të dokumentuara të torturave në Bjellorusi. Klientët e tyre, disa prej të cilëve jetojnë në ekzil në Gjermani, do të jenë në dispozicion për çdo pyetje që do të bëhet gjatë hetimeve.

Roland Krause, njëri prej avokatëve, tha për Deutsche Welle, se klientët e tyre ishin toturuar në mënyra të ndryshme gjatë demostratave paqësore. Ata janë torturuar vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protesta. Bëhet fjalë për krime kundra njerëzimit. Ai ka besim që sistemi gjyqësor gjerman do të mbrojë në mënyrë të efektshme respektimin e të drejtave të njeriut.

Paditësit bazohen në juridiksionin universal, sipas të cilit krimet ndërkombëtare mund të ndiqen në vend, pavarësisht se mund të jenë kryer jashtë vendit dhe nëse të pandehurit dhe viktimat nuk janë gjermanë. 

Klientët e avokatëve raportojnë se janë arrestuar me arsyetime boshe, janë torturuar dhe janë abuzuar gjatë periudhës që ishin nën arrest, thanë avokatët. Ata ishin mbyllur në qeli shumë të ngushta ose në furgona dhe janë abuzuar fizikisht për ditë me rradhe, poshtëruar, kërcënuar, fyer dhe degraduar në mënyra të tjera. Për shkak të torturave të gjithë kanë vuajtur dëmtime të rënda shëndetësore. Avokatët sqarojnë, se përgjithësisht ky trajtim nga shteti mund të konsiderohet vetëm si kafshëror.

Në Bjellorusi, autoritetet reaguan brutalisht ndaj protestave paqësore pas zgjedhjeve presidenciale në gusht 2020, të cilat u shoqëruan me akuza masive për mashtrim: 30 000 njerëz u arrestuan. Gjatë protestave u arrestuan 30 000 persona. Pati qindra të plagosur dhe disa të vdekur. Opozita e sheh Swetlana Tichanowskaja, opozitaren e arratisur drejt Lituanisë një shteti të BE-së, si fituesen e vërtetë të zgjedhjeve. Bashkimi Evropian vendosi saksione kundër Bjellorusisë si pasojë e dhunës së tepërt të shaktuara nga forcat e sigurisë kundrejt demostruesve paqësor. / DW / Përktheu: Ina Merlika /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy