Të paktën 21 persona kanë gjetur vdekjen në Republikën Domenikane pas shiut të rrëmbyer gjatë fundjavës, prej të cilit u zhvendosën mijëra banorë.
Ndërkohë ka nisur një hetim, pasi nëntë persona humbën jetën kur shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shembjen e murit të tunelit të autostradës në kryeqytetin Santo Domingo.
Më shumë se 13 mijë persona u evakuuan në zona të sigurta pas reshjeve të mëdha.
Qendra e Operacioneve Emergjente (COE) tha se shiu shkaktoi përmbytje të shtëpive, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtoi ura dhe rrugë. Tre fëmijë janë në mesin e viktimave.
Presidenti Luis Abinader e quajti ngjarjen më të madhe të reshjeve ndonjëherë në historinë e vendit, pas stuhive të rrëmbyeshme gjatë 48 orëve të fundit.
Kombi i Karaibeve është goditur nga reshjet e rrëmbyeshme ku pamjet në rrjetet sociale tregojnë “lumenj” uji që rrjedhin nëpër rrugë dhe marrin me vete automjetet.
Shumica e 32 provincave të vendit mbeten nën alarme të motit të kuq dhe të verdhë.
Ndërkohë u mësimi u pezullua deri të mërkurën, për të mos rrezikuar më tej.



